Qendra e Karrierës organizon përgjatë gjithë vitit akademik rreth 30 workshope me tematika të ndryshme, të cilat realizohen çdo javë pranë zyrave të karrierës të secilit fakultet. Synimi i këtyre workshopeve është orientimi dhe përgatitja e studentëve të UT-së, për një prezantim më të mirë të tyre në aplikimet e ndryshme për vazhdim studimesh, për mundësi bursash, trajnimesh dhe mundësi punësimi në tregun e punës. Tema të cilat trajtohen në këto workshope janë:
- Si të Shkruajmë një CV
- Si të shkruajmë një Letër Motivimi
- Si të përgatitemi për një Intervistë të suksesshme
- Shkrimi akademik