Kujt i drejtohet mësimi për gjatë gjithë jetës ?
I prejardhur nga termi “nxënës i përjetshëm”, koncepti Lifelong Learning nënkupton se proçesi i të mësuarit nuk është domosdoshmërish i lidhur me nxënësit apo studentët por merr kuptim më të gjerë dhe i referohet një proçesi jetësor që ndiqet nga kushdo dhe me mënyra të ndryshme.
Gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, risitë dhe ndryshimet e vazhdueshme shkencore dhe teknologjike kanë patur një efekt rrënjësor në nevojat dhe mënyrat e të mësuarit. Proçesi i të mësuarit nuk shihet më i lidhur me një vend dhe kohë të caktuar (si institucion arsimi) dhe praktikimi i dijeve apo njohurive të fituara në një vend të caktuar (vend i punës).
Në një perspektivë të zhvillimit të aftësive, diplomimi ose formimi arsimor i drejtohet të gjithë individëve dhe është i mundur në çdo lloj moshe. Punonjës ose ju që jeni në kërkim të një pozicioni pune, më gjerësisht të gjithë ata që dëshirojnë të përmirësojnë njohuritë e tyre, të përfitojnë një vlerësim të aftësive apo një vlerësim të eksperiencave profesionale mund të gjejnë një përgjigje në arsim.