logo


Studentët Vullnetarë

Çdo zyrë karriere e vendosur në secilin prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës ka ndërtuar grupin e studentëve vullnetarë, të cilët japin kontributin e tyre duke mbështetur në organizim dhe duke promovuar çdo aktivitet të QAL dhe të Universitetit të Tiranës. Pjesë e grupit të studentëve vullnetarë mund të bëhet çdo student i Universitetit të Tiranës, duke u paraqitur në zyrën e karrierës së fakultetit përkatës dhe duke aplikuar me një CV dhe letër motivimi. Studentët vullnetarë duke u bërë pjesë e organizimit të aktiviteteve të QAL përfitojnë eksperienca praktike, kontakte të reja, mundësi angazhimesh në projekte inovatore apo pjesëmarrje në konkurse të ndryshme, trajnime, mundësi internshipesh dhe punësimi nga kompani të cilat bashkëpunojnë me QAL. Në përfundim të vitit akademik studentët vullnetarë pajisen me çertifikatë mirënjohje nga QAL UT.