Si funksionon mësimi për gjatë gjithë jetës?
Investimi në zhvillimin e kompetencave duhet menduar masiv dhe konsekuent. Life long Learnig nënkupton vendosjen e iniciativave të përshtatshme me qëllim të motivojmë individët dhe punëdhënësit të zhvillojnë dhe të përdorin më mirë kompetencat e tyre.
Mësimi për gjatë gjithë jetës do të thotë një bashkëpunim me kompanitë/institucionet ose organizata në tregun e punës. Njohuritë jo formale siç janë eksperiencat personale, situatat, të quajtura më ndryshe në gjuhën popullore “përvojat personale”, janë pjesë e formimit tonë. Këto eksperienca duhen përforcuar, përditësuar me njohuri të reja.
Arsimi i lartë është një element kyç për të siguruar përditësimin e njohurive për të gjithë ata që kanë interes. Universitet i Tiranës ka marr përsipër të bëhet pjesë e bashkëpunimit me politikat evropiane mbi mësimin për gjatë gjithë jetës dhe objektivave të vendosura për 2020.
Mësimi për gjatë gjithë jetës realizohet me anë të studimeve, praktikave, trajnimeve, formimeve, tema diplome dhe me konvertimin e eksperiencave profesionale. Për çdo lloj sektori privat ose publik që ka nevojë për të kualifikuar stafin administrativ, duhet menduar një proces për vlerësimin e këtij stafi.