Shkolla verore është një aktivitet kulturor dhe akademik, i cili organizohet nga Qendra e Karrierës e Universiteti të Tiranës. Ky aktivitet konsiderohet jo vetëm si një eksperiencë e këndshme për studentët, por gjithashtu shërben si një eksperiencë motivuese dhe shumë e dobishme. Studentëve pjesëmarrës u jepet mundësia të zgjerojnë horizontin e tyre, të takojnë kolegë të degëve të tjera, të lidhin miqësi të ngushta, të gjejnë kontakte që mund t’i nevojiten për punën e tyre të ardhshme dhe të promovojnë vlerat e përbashkëta. Shkolla verore zhvillohet çdo vit përgjatë një jave gjatë muajit shtator. Ky aktivitet shërben gjithashtu, si një mundësi e mirë për tu njohur më nga afër me disa nga programet më të rëndësishme të UT-së, me historikun e këtij Universiteti, krijimin e strukturave të reja që funksionojnë në fakultete etj.
Synimi i këtij aktiviteti është bashkëpunimi më i ngushtë me studentët e këtij universiteti dhe njohja më mirë e kërkesave të tyre. Ajo çfarë është e rëndësishme gjatë kësaj shkolle verore, është mundësia që u jepet studentëve për të paraqitur propozime projektesh të reja, të cilat vlerësohen nga stafi i UT-së.
Sarandë 2011
Dhërmi 2013
Në shtator të 2013-ës u organizua shkolla verore me “Rrjetin e Studentëve Ekselentë” (Netëork of Exelent Students – NES), i cili përbëhet nga studentët ekselentë të çdo fakulteti të Universitetit të Tiranës. Në këtë shkollë morën pjesë rreth 60 studentë të cilët u njohën me programet e mobiliteteve të Erasmus Mundus, mënyrat e mbrojtjes së gjuhës angleze dhe u prezantuan projekt-ide në lidhje me aktivitetet e rrjetit të studentëve ekselentë (NES), apo në lidhje me QAL. Studentët u pajisën me materiale promocionale si bluza, kapele, çanta dhe stilolapsa të cilat përdoren në aktivitetet që organizohen nga qendra e karrierës. Gjatë prezantimeve të projekt-ideve nga vetë studentët u hodh edhe ideja e krijimit të grupit të “Studentëve vullnetarë”, që do të mbështesnin zyrat e karrierës të fakulteteve përkatëse. Iniciativa ishte shumë efikase dhe gjeti zbatim të menjëhershëm që me fillimin e vitit akademik dhe përgjatë tij, ku interesimi i studentëve ishte gjithnjë në rritje. Sot, QAL UT mbështetet nga më shumë se 40 vullnetarë.