Qendra Karrierës në sajë të kontakteve dhe bashkëpunimeve me institucione publike/private apo biznese, ndihmon studentët në gjetjen e mundësive të ndryshme dhe të përshtatshme sipas profilit apo kërkesave që ato kanë. Portali i qendrave të karrierës është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive e cila ju ofron lidhjen direkte me institucionet publike/private apo bizneset të cilat bashkëpunojnë me Universitetin e Tiranës. Ky portal informon të gjithë studentët që janë të regjistruar, në kohë reale për të gjitha mundësitë e internshipeve, trajnimeve dhe punësimit.
>Si ju vjen në ndihmë Qendra e Karrierës
Qendra e Karrierës e Universitetit të Tiranës shërben si burim informacioni për njohjen e studentëve me ofertat dhe mundësitë për internship dhe punësim. Falë bashkëpunimeve që Qendra e Karrierës ka vendosur me institucione dhe biznese të ndryshme, i mundëson studentëve programe internshipi pranë këtyre bashkëpunëtorëve. Qendra Karrieres disponon një database me të dhënat e studentëve, nëpërmjet të cilit informon mbi detajet dhe kriteret për ofertat e internshipeve dhe punësimit. Në këtë mënyrë Qendra Karrierës ndihmon në proçesin e rekrutimit duke i krijuar mundësi studentëve që të përfshihen në tregun e punës që në hapat e para të formimit të tyre akademik. Për të arritur këtë qellim, Qendra e Karrierës ka krijuar Portalin e QAL, i cili mundëson lidhjen e studentëve me kompanitë dhe organizatat e ndryshme. Studentët e Universitetit të Tiranës janë të ftuar të bëhen pjesë e Poralit www.qal.unitir.edu.al duke u regjistruar me të dhënat dhe duke plotësuar CV-në e tyre “online”, që të mund të njoftohen me ofertat potenciale të ndryshme.