logo


Portali i QAL

Misioni kryesor i Qendrës së karrierës është krijimi i kontakteve mes studentëve të UT-së dhe tregut të punës. Qendra e Karrierës ka krijuar një platformë “Portal”, e cila shërben si një urë lidhëse midis kompanive dhe studentëve, duke mënjanuar çdo burokraci apo kosto të të dy palëve dhe duke krijuar një mënyrë më të thjeshtë ndërmjetësimi student-biznes. Kjo platformë vjen në ndihmë:

  1. Për çdo ofertë pune, pozicion internshipi apo punë vullnetare kompanitë do të kenë mundësinë të përzgjedhin apo rekrutojnë kandidatët më të përshtatshëm apo studentët më të talentuar të regjistruar në Universitetin e Tiranës.
  2. Studentët e UT-së ose studentë Alumni të UT-së mund të regjistrohen nëpërmjet vendosjes të të dhënave në mënyrë elektronike, duke krijuar kështu CV-në dhe  letrën e tyre të motivimit “online”.
  3. Vlera e shtuar e kësaj platforme është se, me anë të një verifikimi të të dhënave  të diplomave dhe eksperiencave të vendosura nga studentët, portali mundëson një sistem vlerësimi me pikë për të dhënat që rezultojnë të sakta, duke i rankuar studentët në një listë performance sipas vlerësimit që ato kanë marrë.
  4. Portali është një përfitim i drejtpërdrejtë dhe i prekshëm për studentët nga njëra anë dhe institucionet publike/private, kompanitë potenciale,  agjensitë dhe bizneset në anën tjetër, të cilët bashkëpunojnë me qendrat e karrierës UT.

Hyr në Portal