Panairi Karrierës është një aktivitet i përvitshëm i cili organizohet nga Qendra e Karrierës. Ky aktivitet, i kthyer në një traditë, shërben si një ekspozitë e punëdhënësve, rekrutuesve dhe institucioneve të arsimit, për të krijuar kontaktet e para mes punëkërkuesve dhe studentëve si dhe për t’u njohur me potencialin që ata ofrojnë. Ky panair shërben si burim informacioni për mundësi:
- Praktikash
- Internshipesh
- Mundësi punësimi
- Bursash
- Trajnimesh
2013
Panairi i Karrierës i Universitetit të Tiranës u zhvillua për herë të parë në vitin 2013 pranë Fakultetit të Ekonomisë, ku morën pjesë rreth 40 kompani dhe institucione. Mbi 700 studentë vizituan panairin dhe patën mundësinë të bisedojnë drejtpërdrejtë me përfaqësues të kompanive të mëdha të sektorit Bankar, Financiar, Burimeve Njerëzore, Telekomunikacionit etj., disa prej të cilëve realizuan prezantime njohëse të programeve të tyre për Internship, Punësim dhe për Strategji të reja të kërkimit të punës.
2014
Për të dytin vit radhazi panairi i karrierës i Universitetit të Tiranës u zhvillua në datën 21 Maj 2014, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Në këtë edicion të dytë morën pjesë rreth 60 subjekte publike dhe private, të cilat ofruan mundësi të ndryshme për rreth 1000 studentë që vizituan këtë panair. Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi ishin prezentë personalitete të rëndësishëm të botës akademike dhe politike të vendit. Përgjatë këtij panairi u realizuan rreth 600 intervistime, 59 studentet u morën në trajnime, 15 u punësuan dhe 35 studenteve ju mundësua intershipe/praktika mësimore