Misioni i Alumni është të zhvillojë dhe forcojë rrjetin e bashkëpunimit ndërmjet studentëve aktual, profesorëve të Univeristetit të Tiranës dhe gjithë të diplomuarve në këtë universitet. Krijimi i rrjetit Alumni është një ndikues në rekrutimin e studentëve, dhe në angazhimin e tyre në aktivitete potenciale.
Qëllimet e rrjetit Alumni
Rrjeti Alumni ka nё fokus mbarëvajtjen profesionale tё individëve qё kanё kryer studimet nё Universitetin e Tiranës. Nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve, ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis njëri- tjetrit të cilat janë më se të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos përballjen me tregun e punës.
Pse duhet organizuar rrjeti Alumni ?
Ndihmon në rekrutimin e studentëve të sapo diplomuar; Informon studentët Alumni mbi ofertat në tregun e punës; Ndajnë eksperiencat personale me studentët aktual; Bashkëpunojnë në organizimin e aktiviteteve potenciale të Universitetit të Tiranës; Të iniciojë organizimet vullnetare, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e fushave sociale, edukative dhe kulturore; Të promovojë dhe zgjerojë vetë rrjetin Alumni; Të mbajë lidhje me rrjetin Alumni për të vlerësuar promovimin profesional;