“Info DAY” apo “Info – Tour”, është një ndër aktivitetet më të shpeshta të QAL-së, që organizohet për të informuar studentët në masë, për aktivitete të rëndësishme ku ata mund të përfitojnë eksperienca të vlefshme përsa i përket studimeve apo angazhimeve ekstra kurrikulare. Muaji nëntor është muaji i informimit për të gjithë studentët e UT-së. Përmes “Info DAY” apo “Info – Tour”, QAL ka për synim prezantimin e shërbimeve dhe mundësive të ndryshme që ofrojnë këto zyra:
1. Qendra karrierës (informacione të përditësuara nëpërmjet rrejtit social facebook)
2. NES – Rrjeti i Studentëve të Ekselencës (informacione të përditësuara nëpërmjet rrejtit social facebook)
3. Mundësi mobiliteti, studimesh jashtë vendi 4. Mbrojtja e gjuhës angleze në testin ndërkombëtar, Toeic dhe Toefl.
* Bursat Erasmus Mundus
Prej pesë vitesh, Universiteti i Tiranës është partner në projektin Erasmus Mundus, i përbërë nga dy programe JoinEU-SEE dhe Basileus. Ky partneritet i jep mundësinë studenteve të përfitojnë bursa për shkëmbime studimore në universitetet e vendeve të BE-së. “Info Tour – Erasmus Mundus” dhe “Info Day – Erasmus Mundus” organizohen gjatë muajve nëntor-shkurt, periudhë gjatë së cilës janë të hapura thirrjet për aplikime për bursa. Aktiviteti i parë “Info Tour” shërben si një fushatë informuese në të gjitha ambientet e fakultetit, ndërkohë “Info Day” organizohet në një ambient të fakultetit në një ditë të caktuar, gjatë së cilës jepen të gjitha detajet e mënyrës së aplikimit për të përfituar këto bursa.