logo


Tetor, 2014

29Tet11:30 am11:30 amDëshironi të studioni në Itali?

Event Details

A jeni të interesuar të njiheni më shumë me të drejtat dhe detyrimet që ka një student shqiptar i cili ndjek një program studimi në Itali? Këto përgjigje mund t’i merrni vetëm në Takimin Informues që do zhvillohet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, datë 29 Tetor 2014, ora 11:30, salla A 201. Ky takim zhvillohet në kuadër të Projektit ‘‘Shëndeti Vjen Drejt Jush’’, i cili ka për synim të informojë dhe orientojë shtetasit shqiptar dhe jo vetëm, që do të hyjne në Itali, mbi të drejtat dhe detyrimet gjatë qëndrimit të tyre, në temen sociosanitare dhe pikat e parashikuara në marrëveshjen e integrimit. Ju lutem konfirmoni pjesemarrjen tuaj ne adresen”: qendrakarrieres.fe.ut@gmail.com Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi! Ju mirëpresim!

Time

(E merkure) 11:30 am - 11:30 am

Location

Fakulteti i Ekonomise

Organizer

QAL FE

X