Organizimi i rrjetit Alumni
Aktiviteti i rrjetit Alumni ka si pikësynim krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve të reja me studentët e diplomuar dhe studentët të cilët vazhdojnë studimet pranë fakulteteve të UT-së. Anëtarët e rrjetit do të japin informacione, këshilla karriere dhe mbështetje në formimin e tyre profesional dhe të studentëve aktual.
Anëtarësohu në Rrjetin e Alumnit.
Anëtarë të rrjetit Alumni mund të bëhen të gjithë ata individë të cilët kanë kryer studimet në Universitetin e Tiranës dhe disponojnë një diplomë të këtij universiteti. Ju studentë të diplomuar, staf akademik dhe administrativ të UT-së mund të bëheni pjesë e këtij rrjeti për t’u zhvilluar së bashku. Bëhuni pjesë e rrjetit alumni duke plotësuar në formën e mëposhtme të dhënat tuaja mbi adresën elektronike, Fakultetin ku keni studiuar, degën dhe programin e ndjekur si dhe vitin e përfundimit të studimeve: